TRYEZA E RRUMBULLAKËT ME TEMË ”VETËDIJESIMI PËR PARANDALIMIN E KANCERIT TË QAFËS SË MITRËS”

Shoqata e Obstetërve dhe Gjinekologëve të Kosovës në vazhdën e aktiviteteve të veta profesionale me datë 07.02.2020 mbajti Tryezën e rrumbullakët me temë Vetëdijesimi për parandalimin e kancerit të qafës së mitrës me një pjesëmarrje prej 52 gjinekolog/obstetërve nga klinika dhe spitalet Rajonale të Kosovës, drejtori i Institutit të Onkologjisë në Prishtinë dhe drejtori i Instituteve të Fakultetit të Mjekësisë. Prezent ishte edhe përfaqësuesi i UNFPA zyra në Prishtinë.
U bë një trajtim gjithëpërfshirës i kancerit të qafës së mitrës që nga niveli primar i kujdesit shëndetësor , skriningu, diagnostikimi në Institutin e Patologjisë, deri të trajtimi në Klinikën e Gjinekologjisë me Obstetrikë dhe trajtimi në Instituti i Onkologjisë.

Skrinimi me Pap-test në shëndetësinë parësore- përvoja në Prishtinë-Dr. Erzen Begolli
Trajtimi i Pap-testit jonormal sipas udhërrëfyesit të MSH në bashkëpunim me ShOGjK-Dr. Fehmi Ahmeti
Kanceri cervical situate në Kosovë dhe trajtimi në KOGJ-Dr. Albana Loshi-Gashi
Trajtimi i kancerit cervikal në Institutin Onkologjik – mundësitë dhe sfidat-Dr. Ekrem Hyseni
Prezantim nga ItalMed-Dr. Luan Morina

Pas trajtimit të kësaj problematike nëpër nivele dhe diskutimeve të pjesëmarrësve u
pruan këto konkluzione :

  1. Të jetësohet Programi kombëtar për skrinim të karcinomit cervikal.
  2. Nga Udhërrëfyesi Skrinimi dhe trajtimi i lezioneve prekaceroze të qafës së mitrës
    të derivojnë protokollet adekuate.
  3. Në nivelin primar të shëndetësisë të këtë gjinekolog/obstetër.
  4. Të sigurohet vaksina HPV në Kosovë.

Me konkluzionet e takimit do të njoftohen vendimmarrësit e institucioneve të Republikës së Kosovës.

All Categories:

  • Share this post

2020 - SHOGJK. Të gjitha të drejtat e rezervuara. Zhvilluar nga POM Agency