Sipas ACOG, kujdesi për shtatzënën duhet të vazhdojë edhe gjatë “trimestrit të katërt”

Sipas ACOG (American College of Obstetricians and Gynecologists), kujdesi për shtatzënën duhet të vazhdojë edhe gjatë “trimestrit të katërt”, pra në 3 muajt e parë pas lindjes. Sipas ACOG kujdesi më i mirë fizik dhe mental pas lindjes ndihmon në uljen e morbiditetit dhe mortalitetit maternal.

“Trimestri i katërt” nuk përcillet vetëm me gëzim dhe lumturi për beben e posalindur, por edhe me probleme me gjumin, dhimbje, plogështi, probleme me gjidhënien, stres, çrregullime emocionale, ulje të dëshirës pêr seks dhe inkontinencë urinare, thotë Alison Stuebe, profesore e mjekësisë maternalo-fetale në Universitetin e Karolinës Veriore, në publikimin e datës 23 prill.

  • Share this post

2020 - SHOGJK. Të gjitha të drejtat e rezervuara. Zhvilluar nga POM Agency