Rreth Nesh

Shoqata e Gjinekologëve dhe Obstetërve të Kosovës
punën dhe veprimtarinë e ka filluar si seksion Gjinekologjik-Obstetrik i Shoqatës së Mjekëve të Kosovës kur është pavarësuar nga Shoqata e Mjekëve të Serbisë në vitin 1972.

Gjatë veprimit dhe funksionimit si Seksion Obstetrik-Gjinekologjik, pas themelimit, detyrën e kryetarit që nga themelimi deri në vitin 1983 e ka ushtruar doajenia e gjinekologjisë kosovare njëherit gjinekologia e parë shqiptare Prof.Dr. Sehadete Mekuli. Pas demostratave në vitin 1981, ajo shprehu guximin intelektual dhe human dhe i mori në mbrojtje studentët duke e akuzuar policinë serbe publikisht për sjellje dhe veprime brutale, prandaj u bë shënjestër dhe objekt i sulmeve te pandërprera të makinerisë shovensite serbe me pasojën e ndërrimit të Prof, dr. Sehadete Mekulit nga pozita e drejtorit të Klinikës Gjinekologjike-Obstetrike të cilën e ushtronte.Në vitin 1983 po këto forca e hoqën edhe nga pozita e kryetares se seksionit te Gjinekologëve –Obstetërve të Kosoves. Ndërrimi dhe ndëshkimi i tillë pati ndikim të dukshëm edhe në aktivitetin e Seksionit të Gjinekologëve –Obstetërve të Kosovës. Më tutje funksionimi i Seksionit në kuadër të Shoqatës së mjekëve të Kosovës u vështirësua shumë dhe gjinekologët-obsteterët u detyruan që aktivitetin ta zhvillojnë përmes formave tjera të ndryshme që aso kohe organizoheshin nga Shoqata e mjekëve të Kosovës. Në kushte të tilla të veprimit të gjinekologëve dhe obstetërve të Kosovës mundësitë për zhvillim cilësor shkencor dhe profesional kanë qenë shumë të kufizuara

Pas dëbimit nga puna Seksioni i Gjinekologëve- Obstetërve të Kosovës ngeli i paorganizuar. E gjithë kjo ka zgjatur deri më 13 maj 1995 kur në Prishtinë u mblodhën gjinekologët dhe obstetrët e Kosovës dhe u vendosë që për shkak aq shumë problemeve të grumbulluara në gjinekologjinë dhe obstetrikën kosovare urgjentisht të riaktiviziohet dhe të ristrukturohet Seksioni i Gjinekologëve-Obstetërve të Kosovës. Kryetar i Seksionit u zgjodhë Dr.Sejdullah Hoxha. Pos detyrave në zhvillimin e aktivitetit professional u shtrua domosdoshmëria e themelimit të të Seksionit të Obstetërve dhe Gjinekologëve të Kosovës i cili përveç monitorimit së punës profesionale në mungesë të mbikqyrjes institucionale shtetërore do të kryente edhe punë tjera që nga nga kontrolli i veprimtarisë, kontrolli i çmimeve, prandaj u konstitua edhe ky Komision. Gjatë asaj kohe në bashkëpunim me Shoqatën Humanitare Bëmirëse “Nëna Terezë” organizohej puna e gjinekologëve-obstetërve nëpër punktet e Shoqatës të cilat deri në perfundimin e luftës kanë punuar në baza vullnetare dhe pa pagesë.

Në vitin 1983 në vend të Prof. Mekulit, kryetar i Seksionit qe zgjedhur Prof. dr. Xhemajl Ahmeti, ndërsa sekretar Dr. Sejdullah Hoxha . Në atë kohë seksioni numronte 37 gjinekologë-obstetër dhe 6 mjekë në specializim.

Seksioni aktivitetin e vet e zhvillonte edhe pëmes pjesëmarrjes nëpër, seminare, simpoziume, kongrese dhe takime tjera profesionale e shkencore të cilat mbaheshin në organizimin e shoqatave rajonale të Gjinekologëve-Obstetërve të ish-Jugosllavisë.

Pikërisht në atë vit 1983 nga ana e Shoqatës së Gjinekologëve dhe Obstetërve të Jugosllavisë Seksioni i Gjinekologëve dhe Obstetërve të Kosovës është perzgjedhur i Simpoziumit të tetë të Jugosllavisë lidhur me Problemet Aktuale në fushën e Steriliteitt dhe Fertilitetit organizator i i cili u organizua me sukses të jashtëzakonshëm në Prishtinë në vitin 1986 në të cilin morën pjesë mjekët nga mbarë territori i ish- Jugosllavisë. Në Simpozium u paraqitën mbi 100 kumtesa prej të cilave 16 punime sosh nga mjekët e Kosovës.

Në saje të organizimit të suksesshëm të këtij simpoziumi në vitin 1986, Kongresin e Obstetërve dhe Gjinekologëve të Jugosllavisë, kryesia e Shoqatës së Obstetërve dhe Gjinekologëve të Jugosllavisë ia besoi ta udhëheqin Prof. dr. Xhemajl Ahmeti kryetar dhe Dr. Sejdullah Hoxha Sekretar i Shoqatës së Obstetërve dhe Gjinekologëve të Jugosllavisë. Në këtë kongres u muarr vendimi që organizimi i kongresit vijues të Shoqatës së Obstëtërve dhe Gjinekologëve të Jugosllavisë të zhvillohet në Kosovë dhe t'i besohet Seksionit të Gjinekologëve dhe Obstetërve të Kosovës.

Mirëpo,në vitin 1990 për shkaqe politike të gjithë punëtorët shëndetësor shqiptarë u përjashtuan nga puna në institucionet publike shëndetësore.Fatin e njëjtë e përjetuan edhe mjekët dhe personeli tjetër mjekësor në Klinikën Obstetrike-Gjinekologjike e cila mbeti etnikisht e pastër vetëm me serbë. Po atë vit, pa kurrfarë procedure paraprake në mënyrë krejtësisht antistatutare nga Kryesisa e Shoqatës së Obstetërve dhe Gjinekologëve të Jugosllavisë u shkarkuan kryetari dhe sekretari dhe në mënyrë ultimative nëpërmjet organeve të sigurimit iu dha urdhër që tërë dokumentacionin e Shoqatës së Obstetërve dhe Gjinekologëve të Jugosllavisë t'ua dorëzonin mjekëve serbë.të cilët aso kohe qenë instaluar në Klinikën Obstetrike-Gjinekologjike.

Duke parë nevojën e madhe të popullatës për shërbime obstetrike-gjinekologjike në nivel të spitalit, me përkrahjen e Shoqatës Humanitare bëmirëse “Nëna Terezë” dhe Organizatës Joqeveritare “MercyCorps International” dhe me ndihmën e gjinekologëve-obstetërve amerikanë të u muarrë Vendimi që të hapet Materniteti në Prishtinë. Pas përgatitjeve paraprake dhe marrjes së pëlqimit nga të gjithë gjinekologët, anesteziologët dhe neonatologët, u vendos që ky maternitet të hapet nën mbikqyrjen e Shoqatës së Gjinekologëve dhe Obstetërve të Kosovës.Hapja solemne u bë me 8 korrik 1996 dhe kjo iniciativë pati jehone të madhe në opinionin vendor dhe ndërkombtar. Udhëheqës i maternitetit u emërua dr. Sejdullah Hoxha. Materniteti punoi deri në prag të fillimit të bombardimeve të NATO-s. Në këtë maternitet u kryen 12. 385 lindje, mbi 1.100 ndërhyrje operative obstetrike dhe gjinekologjike nga Prishtina dhe nga e gjitha viset e Kosovës. Në tërë këtë punë, mbështetje të madhe ka dhënë i ndjeri Profesor Jak Mita.

Vizita e kongresmenit Elliot Engel në Maternitetin “Nëna Terezë”

Vizita e kongresmenit Elliot Engel në Maternitetin “Nëna Terezë”

Kryesia e Shoqatës së Gjinekologëve dhe Obstetërve të Kosovës me rastin e rikonstituimit dhe zgjedhjes së kryetarit dr. Sejdullah Hoxha

Kryesia e Shoqatës së Gjinekologëve dhe Obstetërve të Kosovës me rastin e rikonstituimit dhe zgjedhjes së kryetarit dr. Sejdullah Hoxha

Në këtë maternitet kohë pas kohe është trajtuar edhe një numër i madh i ushtarëve të plagosur të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe të plagosurëve të popullatës civile. Në të gjithë këtë punë kemi pasur vetëm një eksitus që u shkaktua si pasojë e komplikimit postoperativ pas lindjes me prerje Cezariane.. Ndihmë të vazhdueshme ne kete ka dhënë edhe organizata amerikane “Mjekët e Botës”.

Organizata “Mjekët e Botës” ishte vazhdimisht pranë Shoqatës së Gjinekologëve dhe Obstetërve të Kosovës duke ofruar ndihmën e tyre

Organizata “Mjekët e Botës” ishte vazhdimisht pranë Shoqatës së Gjinekologëve dhe Obstetërve të Kosovës duke ofruar ndihmën e tyre

Aktiviteti profesional i shoqatës në kushte të okupimit realizohej me pjesëmarjen e mjekëve tanë në takimet profesionale, simpoziumet dhe kongreset në vendet e rajonit dhe posaçërisht në Shqipëri.

Pjesëmarrja në simpoziumin e mbajtur në Shqipëri në vitin 1996

Pjesëmarrja në simpoziumin e mbajtur në Shqipëri në vitin 1996

Fatkeqësisht njëri nga anëtarët e Shoqatës dr. Fahredin Hoti, shumë aktiv në maternitet dhe në zonat luftarake u ekzekutua së bashku me të birin 17 vjeçar. Në Meje të Gjakovës ne prill 1999, u ekzekutua dr. Bedri Beqaj, specializant i Gjinekologjisë me Obstetrikë bashkë me vëllezërit e tij.

Pas rikthimit të punëtorëve shëndetësorë në objektet e veta rifilloi edhe aktiviteti i shoqatës dhe u vendosën kontaktet e para me asociacionet dhe shoqatat tjera. Një ndër kontaktet e para është edhe kontakti me Shoqatën e Gjinekologëve dhe Obstetërve të Kanadasë të cilët e ndihmuan Shoqatën tonë jashtëzakonisht shumë në organizimin e trajnimeve dhe seminareve për të gjithë anëtarët e shoqatës. Me përkrahjen e Asociacionit të Gjinekologëve dhe Obstetërve të Kanadasë me 28 janar 2000 u mbajtë Kuvendi i Shoqatës në të cilin u aprovua Statuti ndërsa më vonë shoqata u regjistrua në Regjistrin e shoqatave joqeveritare si . Kryetar i shoqatës u rizgjodhë d . Shoqatë e Gjinekologëve dhe Obstetërve të Kosovës dr. Sejdullah Hoxha

Simpoziumi Ndërkombëtar

Simpoziumi Ndërkombëtar "Mjekësia feto-amtare, sot dhe në të ardhmen". Ekipi i ekspertëve nga Kroacia, Kosova, Sllovenia dhe Shqipëria

Trajnimi i trajnerëve për Kurs Alarm- International mbajtur nga Asociacioni i Gjinekologëve dhe Obstetërve të Kanadasë

Trajnimi i trajnerëve për Kurs Alarm- International mbajtur nga Asociacioni i Gjinekologëve dhe Obstetërve të Kanadasë

Në vazhdimësinë e punës, më 20 dhe 21 qershor 2003 u organizua Simpoziumi ndërkombëtar me temën “ ”në të cilin morën pjesë mbi 200 pjesëmarrës, ndërsa u prezentuan 31 punime, të cilat u botuan në librin e abstrakteve. Në organizimin e Shoqatës së
Gjinekologëve dhe Obstetërve të Kosovës dhe me ndihmën e Asociacionit të Gjinekologëve dhe Obstetërve të Kanadasë u organizuan edhe katër për të gjithë gjinekolgët dhe obstetërit e Kosovës. Mjekësia feto-amtare në Kosovë, sot dhe në të ardhmen Kurse Alarm- Internationa

Me 28 Prill 2007 u mbajt Kuvendi i Shoqatës së Gjinekologëve dhe Obstetërve të Kosovës në të cilin u zgjodhë Kryesia e re.Kryetar i shoqatës u zgjodhë Prof.Asoc. dr. Shefqet Lulaj, ndërsa Sekretar i Përgjitshëm Dr.Albert Lila

Këshilli Kosovar për Shëndetin e Nënës dhe Fëmijës në Kosovë, kryetar i së cilit është Prof Asc. Shefqet Lulaj, në bashkveprim me Shoqatën e Gjinekologëve dhe Obstetrërve të Kosovës dhe Shoqtës së Pediatërve të Kosovës në vitet 2005, 2006, 2007 dhe 2008 kanë organizuar në të cilat janë prezentuar të dhënat e perinatale për të gjithë Kosovën. Njëherit Shoqata ka aplikuar për anëtarësi të rregullt të ku fillimisht u pranua si vëzhguese, ndërsa në Kongresin XVIII që u mbajtë në Malajzi në nëntor të vitit 2006 Shoqata e Gjinekologëve dhe Obstetërve të Kosovës u pranua anëtare e rregullt e FIGO-s . Njëkohësisht SHOGJK në partneritet me SHMAK dhe SOGC fitoi projektin 2007-2010 me titull “Redukimi i mortalitetit maternal dhe perinatal në Kosovë” e përzgjedhur nga FIGO e mbështetur me fondet e SIDA . Ditët e Mjekësisë Perinatale Federatës Internacionale të Gjinekologëve dhe Obstetërve (FIGO)

Anëtarët e pensionuar të Shoqatës së Gjinekologëve dhe Obstetërve të Kosovës

Anëtarët e pensionuar të Shoqatës së Gjinekologëve dhe Obstetërve të Kosovës

2018 - SHOGJK. Të gjitha të drejtat e rezervuara. Zhvilluar nga GreenApp