Fjala e Kryetarit të ShOGjK për Kongresin , “Recent Advances in Obstetrics, Gynaecology and Ultrasound”

Kongresi i radhës me moto, “Recent Advances in Obstetrics, Gynaecology and Ultrasound” është bashkë organizim i
Shoqatës Shqipëtare të Obstetërve – Gjinekologëve dhe Shoqatës së Obstetërve – Gjinekologëve të Kosovës me bashkangjitje të Shoqatës Shqipëtare të Mjekësisë Perinatale dhe shkollës Inter-Universitare të Ekografisë Mjekësore Ian Donald, dega e Shqipërisë dhe Kosovës, organizim ky i cili i shton vlerën këtij kongresi profesionalo – shkencorë.
Në këtë kongres pritet të preken tema nga Perinatologjia, Neonatologjia, Gjinekologjia, Gjinekologjia Onkologjike, Endoskopia Gjinekologjike, Ultrasonografia në Gjinekologji me Obstetrikë.
Parashihet të bëhet prezantimi i tre udhërrëfyësve klinik të përpiluara nga Shoqata e Obstetërve dhe Gjinekologëve të Kosovës, me organizim nga Ministria e Shëndetësisë.
Udhërrëfyest që do të prezantohen në kongres janë:
– Menaxhimi i preeklampsisë së rëndë dhe eklampsisë
– Parandalimi dhe menaxhimi i hemorragjisë primare postpartale
– Skrinimi dhe trajtimi i lezioneve prekanceroze të qafës së mitrës
Në kongres presim të marrin pjesë specialistë të Gjinekologjisë me Obstetrikë, Neonatologjisë dhe të tjerë, vendor dhe ndërkombëtar. Me prezantimet dhe kontributin e tyre shkencore do të ndikojnë në avansimin në fushën e Gjinekologjisë me Obstetrikë, Perinatologjisë dhe Neonatologjisë, me reflektim në rritjen e mirëqenies së gruas, nënës dhe fëmijës.
Uroj qe kongresi të jetë i suksesshëm.
Prof. Sh. Lulaj, kryetar i SHOGJK

2018 - SHOGJK. Të gjitha të drejtat e rezervuara. Zhvilluar nga GreenApp